Ora News - Aksident në Roskovec, makina përplas 3 kushërinjtë, vdesin dy prej tyre
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy djem xhaxhallarësh humbën jetën, ndërsa i tretë mbeti i plagosur në fshatin Arapaj të Roskovecit teksa u përplasën nga një automjet.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së dielës, 26 gusht. Kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç të cilët humbën jetën dhe i plagosuri Martin Dogani, 22 vjeç ishin ulur në trotuar kur makina që drejtohej nga bashkëfshatari i tyre doli nga rruga dhe i përplasi.

Ata mbërritën të pajetë në spitalin e Fierit rreth orës 20:40, ndërsa i plagosuri Martin Dogani 22 vjeç po merr trajtim në spital. Nga bluzat e bardha mësohet se të riut të plagosur i është bërë grafia dhe rezulton se nuk ka dëmtime të shtyllës kurrizore. Ai ka goditje në kokë, plagë në bark dhe gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit.

Si ndodhi aksidenti?

Sipas policisë, dy viktimat dhe i plagosuri kanë qenë këmbësorë, kur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke i përplasur në anë të saj dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Makina tip "Volkswagen", drejtohej nga Amarildo Çalamani, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit për tu kapur vetëm pak minuta më vonë nga policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-roskovec-makina-perplas-vdekje-dy-kusherinjte
Recommended