Report TV - Tiranë-Fushë Krujë, Benzi përplas për vdekje këmbësorin

  • 7 years ago
Një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet tip "Mercedes Benz", me drejtues Gj. Gj në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00.

40-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e cila ka rezultuar fatale.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimit të viktimës së këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë Rrugore për veprime të mëtejshme.

Recommended