Po shkonte në punë në servis, makina përplas për vdekje në Fushë-Krujë djalin e vetëm të familjes
  • 4 years ago
Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Larush në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Një makinë tip "Mitsubishi" që drejtohej nga një 41 vjeçar me inicialet R.K. ka përplasur 23-vjeçarin Asllan Milla që ishte duke kaluar në rrugë. Përplasja ka qenë fatale për të riun që ka humbur jetën në vend. Milla punonte në një servis pranë vendit të aksidentit. 

Viktima banor i zonës ishte djali i vetëm i familjes. Në këtë segment në një gjatësi prej 500 metrash në harkun kohor të dy viteve kanë humbur jetën mbi 10 persona si pasojë e aksidenteve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të  aksidentit.
Recommended