Report TV - Shkodër, makina përplas dy gra, vdes vjehrra 58-vjeçare, plagoset rëndë nusja

  • 5 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotmë në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoi.

Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën 58-vjeçarja Hasmije Bajrakurti ndërkohë që një nusja e saj, Esmeralda Bajrakurti ka mbetur e plagosur rëndë.

Ato po ecnin në rrugë në momentin kur janë përplasur nga një automjet Volswagen.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Recommended