Report TV - Kavajë, i përplas makina në anë të rrugës, vdes vjehrri dhe nusja, shpëton fëmija

  • 6 years ago
KAVAJE - Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një automjet ?Toyota Corolla? me targë AA686OL ka dalë nga rruga dhe ka përplasur njerëzit në anë të saj, duke iu marrë jetën dy anëtarëve të një familje. Viktima të këtij aksidenti kanë mbetur vjehrri dhe nusja, Xhemil dhe Edlira Pisku, të moshës 69 dhe 34 vjeçe, me banim në Golem.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur te 'Mali i Robit', ku ka mbetur i plagosur edhe fëmija 8-vjeçar që ishte me viktimat, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë. Burime nga spitali bëjnë me dije për Report Tv se i mituri ka një çarje të thellë në kokë dhe për pasojë do t'i nënshtrohet operacionit ditët në vijim. 8-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e kokës.

Recommended