Report TV - Kavajë,makina përplas njerëzit, vdes vjehrri e nusja, rëndë nipi

  • 6 years ago
Një ngjarje tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka marrë para njerëzit, duke iu marrë jetën dy personave dhe duke çuar kështu në tetë numrin e të vdekurve në rrugë brenda kësaj jave.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se kanë mbetur viktima të këtij aksidenti vjehrri dhe nusja, Xhemal dhe Edlira Pisku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur te 'Mali i Robit', ku ka mbetur i plagosur edhe fëmija që ishte me viktimat, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga informacionet e para, Report Tv mësoi se Automjeti autoveturë ?Toyota corolla?, me targë AA686OL, ka dalë nga rruga dhe ka marrë para këmbësorët. Mjeti drejtohej nga 30-vjeçarja Ilda Parroj, e cila është shoqëruar në polici, ndërsa testi i alkoolit ka rezultuar negativ.

Recommended