Report TV - I riu në Lushnje përplas familjen në lulishte, vdes gruaja, plagosen burri e djali
  • 5 years ago
LUSHNJE-Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10 në qendër të qytetit në lagjen "Skënder Libohova?. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes dhe foton e viktimës.

Një makinë tip "Volkswagen" me targa AA 001 FT me drejtues një 22-vjeçar me inicialet A.H. në gjendje të dehur që po lëvizte me shpejtësi ka dalë nga rruga duke kaluar bordurën rreth 60 cm dhe ka marrë përpara një familje që ishte në lulishte duke duke pirë kafe, ndërsa ka thyer edhe disa pemë. Si pasojë ka humbur jetën në spital gruaja Teuta Aliçkolli 50-vjeçe, ndërsa janë plagosur burri Alfred Alickolli 54-vjeç dhe djali Ani Aliçkolli 24-vjeç.Gruaja ishte duke qëndruar në lulishte së bashku me burrin dhe djalin në momentin që furgoni erdhi me shpejtësi dhe e zuri poshtë. 50-vjeçarja u transportua me shpejtësi në spital, por gjendja shëndetësore ishte mjaft e rëndë, pasi makina e zuri poshtë dhe nuk arriti që t'u mbijetonte plagëve.

Burri dhe djali i viktimës ndodhet në spital me plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën. Zona në atë orar ka qenë mjaft e populluar dhe në lulishte disa mjaft persona, por fatmirësisht bilanci nuk ka qenë më i rëndë.
Recommended