Report TV - Aksident i rëndë në Berat, autobusi përplas motorin, plagosen burrë e grua
  • 6 years ago
Berat- Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm pranë urës së Goricës së Berat. Një motor është përplasur me autobusin e linjës Berat-Tiranë me targa AA 083 BV.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, autobusi që drejtohej nga Pandeli Shkurti 24 vjeç ka qenë në krah të kundërt.  

Nga përplasja raportohet të jetë plagosur rëndë drejtuesi i motorit Nuredin Gjoni, 66 vjeç dhe bashkëshortja e tij, pasagjere në motor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.



Informacion paraprak

Rreth orës 10:15 tek Ura e Goricës mjeti Autobus me drejtues shtetasin P.Sh, 24 vjeç u përplas me një motor tip Yamaha me drejtues shtetasin N.Gj, 66 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë u dëmtuan shtetasi N.Gj dhe bashkëshortja e tij shtetasja B.Gj, 59 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Recommended