Ora News - Trajleri përplas furgonin në Qafë-Thanë, vdes e moshuara, plagosen edhe 2 gra të tjera
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Një grua mbeti viktimë dhe dy të tjera u plagosën pasi furgoni ku udhëtonin si pasagjere u përplas me një trajler në Qafë Thanë. Nga të dhënat e para shkak u bë lagështia në rrugë. Prej 23 shtatorit në rrugët e qarkut të Elbasanit kanë humbur jetën 5 gra.

Një grua e moshuar humbi jetën ndërsa dy të tjera mbetën të plagosura në një aksident në rrugën Librazhd-Qafë Thanë.

Furgoni i pasagjerëve me të cilin udhëtonin drejt Korçës u përplas me një trajler pranë vendin e quajtur "kthesa e gomave"

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë Resmie Hyska 82 vjece, humbi jetën.

Të plagosura mbetën Donika Miftari 63 vjece dhe Albana Goskova 44 vjece.

Ato u dërguan me urgjencë në Spitalin e Librazhdit, ku burime mjekësore thanë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet e para në vendngjarje treguan se për shkak të lagështisë në rrugë, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me furgonin e pasagjerëve.

Kthesa ku ndodhi aksidenti është një vend i rrezikshëm dhe aty kanë ndodhur shumë herë aksidente.

Aksidentet në rrugët e qarkut të Elbasanit kanë prodhuar një bilanc tragjik, ku në harkun e 10 ditëve të fundit kanë humbur jetën 5 gra.

Më i rëndi i kohëve të fundit ishte ai i 23 shtatorit ku katër gra mbetën viktima në aksin Elbasan-Peqin, teksa udhëtonin drejt Gramshit për të përgatitur një ceremoni varrimi.

Edhe në atë rast, shkak fillestar ishte humbja e kontrollit të mjetit për shkak të reshjeve të shiut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/trajleri-perplas-autobusin-ne-qafe-thane-1-i-vdekur-2-te-plagosur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended