Report TV - Durrës,'Benz'-i përplas taksinë vdes shoferi dhe 23-vjeçarja

  • 6 years ago
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të Maminasit rreth orës 23:40, në autostradën Tiranë-Durrës, me pasojë vdekjen e dy personave.
Sipas raportimeve paraprake një automjet tip 'Benz' me targa AA 060 SP ka përplasur nga mbrapa një taksi me targa me targa DR 475 TX, ku kanë ngelur të vdekur shoferi i taksisë Bujar Agalliu, 60 vjeç, me banim në Durrës, dhe pasagjerja shtetasja Entela Abdillari, 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si rezultat i shpejtësisë së lartë. Gjatë përplasjes taksia ka devijuar dhe është futur në një pikë karburanti që ndodhej aty pranë. Në mjetin tip 'Benz' nuk është gjetur asnjë person. Report Tv mësoi se mjeti drejtohej nga një i ri me banim në Tiranë. Policia vjion hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Recommended