Report TV - Durrës, makina përplas një kembësorë, vdes 30-vjeçari

  • 7 years ago
Një 30 vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Durrës. Sipas policisë viktima është Jetmir Rexha, 30 vjeç i cili është përplasur nga një automjet benz C Class me targë AA 300 CY, teksa po kalonte rrugën.

Përplasja ka qenë fatale, pasi 30 vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit Fabiol Muka, 21 vjeç, banues në Durrës është shoqëruar në ambientet e Komisariatit te Durrësit .

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Recommended