Drejtuesi kamionit në Lushnje humbet kontrollin, përplas disa mjete,këput edhe dy shtylla elektrike
  • 4 years ago
Mjeti i rëndë i firmës që punon për rikonstruksionin e ujësjellësit të qytetit të Lushnjës për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi. Pakujdesia e drejtuesit dhe një problem teknik në mjet në një territor të pjerrët janë bërë shkaqet e aksidentit ku për pasojë janë dëmtuar disa mjete.

Gjithashtu mjeti transportues ka këputur dy shtylla të tensionit të lartë. Në momentin që mjeti i rëndë ishte duke zbritur ka dëmtuar mjetet në afërsi dhe shtyllat. Fatmirësisht brenda automjeteve dhe në rrugë nuk ka pasur persona apo këmbësorë.Policia pas disa çastesh ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që punonjësit e OSSHE po punojnë për sjelljen në normalitet të situatës.
Recommended