Ora News - Tragjike, dy të rinj humbin jetën në një aksident në aksin Lezhë-Shkodër
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës pranë fshatit Dajç, ku makina tip 'Benz' ku udhëtonin të rinjtë është përplasur me një mjet tip "IFA".

Aksidenti ka rezultuar fatal për Gentian Tomën dhe dhe pasagjerin po në këtë mjet, shtetasin R.E. 25 vjeç, banues në Mabë-Lezhë.

"Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë - Shkodër, në vendin e quajtur "Ura e Dajçit", është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip "Benz" me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë - Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip "IFA" me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit "Benz" shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë - Lezhë" sqaron policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tragjike-dy-te-rinj-humbin-jeten-ne-nje-aksident-ne-aksin-lezhe-shkoder
Recommended