Ora News - Tragjike, dy të rinj humbin jetën në një aksident në aksin Lezhë-Shkodër
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (22 gusht) në superstradën Lezhë ? Shkodër.

Viktimat janë Gentian Toma, (ne foto) 32 vjeç dhe 25 vjeçari Robert Ejlli, kushërinj me njëri tjetrin

Përplasja fatale ndodhi pranë fshatit Dajç, ku mjeti tip 'Benz' me targa AA 929 FF ku udhëtonin të rinjtë është përplasur me një mjet tip "IFA" me targa LE 3364 A.

Mjeti tip Benz drejtohej Gentian Toma, 32 vjeç, ndërsa 25 vjeçari Robert Ejlli udhëtonte si pasagjer në këtë mjet.

Ndërsa mjetin tjetër tip kamion sipas policisë e drejtonte një 19 vjeçar.

"Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë - Shkodër, në vendin e quajtur "Ura e Dajçit", është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip "Benz" me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë - Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip "IFA" me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit "Benz" shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë - Lezhë" sqaron policia.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë mjeti tip Benz është dëmtuar plotësisht sic tregojnë edhe këto pamje, ndërsa për nxjerjen e trupave të viktimave u kërkua ndërhyrja e forcave zjarrfikese.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ku ndodheshin të rinjtë udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në një rrugë ku natën mungon fushëpamj, por do të jetë ekspertiza që do të thotë fjalën e fundit për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Aksidenti tjeter

Ndërkohë dy persona, një prej të cilëve një fëmijë 8 vjeç, është bilanci i një aksidenti tjetër të ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.

Mjeti tip "Benz" me targa TR 6070M i drejtuar nga shtetasi Marindo Rona, i cili udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga për rreth 200 metra dhe është përplasur në muret e betonit të një nenkalimi.

Për pasojë janë dëmtuar dy persona nga Tirana që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nga Tepelena nuk ka pësuar asgjë.

Një prej të plagosurve pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes është nisur për mjekim të specializuar drejt Tiranës pasi gjendja shëndetësore ka qenë tepër e rëndë.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor, aksidenti me dy të plagosur ndodhi pas drejtuesi i mjetit ishte përgjumur dhe kishte dalë nga rruga.

Të martën një grua shtatzanë humbi jetën ndërsa katër persona të tjerë mes të cilëve 2 fëmijë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Levan
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tragjike-dy-te-rinj-humbin-jeten-ne-nje-aksident-ne-aksin-lezhe-shkoder
Recommended