Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën 2 gra, 4 të tjerë të plagosur
  • 5 years ago
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur sot në aksin Shkodër- Bushat. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën ku për pasojë mbetën të vdekur dy gra, identiteti i së cilave nuk bëhet ende i ditur.

Ndërkohë, nga përplasja e dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar edhe 4 persona të tjerë. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
Recommended