Dy të moshuar humbin jetën nga koronavirusi/ Infektohen 150 persona të tjerë - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy të moshuar vdiqën për shkak të koronavirusit në orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar kështu totalin e të vdekurve në 364.Mes 809 testimeve të kryera, 150 qytetarë u konfirmuan pozitivë me COVID-19. Gjithsej, numri i të sëmurëve në vendin tonë është 12.535.Nga ana tjetër, janë shëruar 55 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.995. Në spitalin Infektiv dhe atë ?Shefqet Ndroqi? po marrin trajtim 189 pacientë, 16 prej tyre në terapi intensive dhe pesë të intubuar.
Recommended