4 të vdekur nga koronavirusi/ Infektohen 133 persona të tjerë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të hënë për katër humbje jete për shkak të koronavirusit në Shqipëri.Por për ta nuk u specifikua gjë nëse kishin apo jo sëmundje bashkëshoqëruese. Në total, në vendin tonë që nga marsi kanë vdekur 284 persona.?Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehim ngushëllimet familjarëve.?Në orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 edhe 133 qytetarë të tjerë. Ata u zbuluan mes 820 të dyshuarve.Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 9.513. Kurse numri i të shëruarve për këtë të hënë është 75, duke e çuar totalin në 5.214.Për situatën në spitalet COVID, Rovena Daja raportoi sërish për një numër të lartë të shtruarish.?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.?Atje po marrin gjithashtu shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Recommended