Koronavirusi: 3 të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre një 44 vjeçare nga Durrësi, 69 raste të reja

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Tre pacientë kanë humbur betejën me Covid- 19 në 24 orët e fundit, duke ndërruar jetë te Spitali Infektiv.

Ne raportimin e situates, Dr. Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se mes personave që humbën jetën është dhe një 44 vjeçare nga Durrësi.

"Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor."

Ndërkohë shqetësuese mbetet vijimsia e shtrimeve në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Vazhdon numri i lartë i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit u regjistruan 69 raste pozitive nga 371 testime të kryera.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës."

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/koronavirusi-ne-shqiperi-3-te-vdekur-dhe-69-raste-te-reja-ne-24-oret-e-fundit

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended