Report TV - Rriten të infektuarit dhe të shtruarit në 24 orët e fundit, 17 raste të reja me COVID

  • 4 years ago
TIRANE-Në 24 orët e fundit në Shqipëri është rritur numri i të infektuarve dhe pacientëve të shtruar në spitalet COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre 17 kanë rezultuar pozitivë. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë.

Recommended