Ora News - Shifrat sërish rriten: 82 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vijon rritja e kurbës së të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit raportohen per 3 humbje jete, 82 raste të reja. Ndërsa në spital po trajtohen 78 paciente 9 prej tyre janë në terapi intensive, informoi sot Ministria e Shëndetësisë. Viktimat e koronavirusit janë 2 nga Tirana dhe një Elbasani, të tre të moshës 60 vjeç.

Tre humbje jete - "Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve" informoi Dr. Rovena Daja, Instituti i Shëndetit Publik

Shtrimet mbeten të larta - Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Shperndarja gjeografike- Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

Ka dhe te sheruar- Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/shifrat-serish-rriten-82-raste-te-reja-3-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/TcPm0pDJHp4

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended