151 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

  • 3 years ago
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar këtë të mërkurë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 151 raste të reja me COVID-19. Rovena Daja nga ISHP, në një deklaratë për mediat u shpreh se janë kryer 852 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 45 qytetarë.

?Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar?, njofton ministria.

Po ashtu bëhet me dije se ?një 61-vjeçare nga Korça nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve?, duke e cuar numrin e vdekjeve në 322. Që nga nisja e pandemisë janë regjistruar 10704 raste, nga të cilët 6284 janë të shëruar dhe 4098 janë ende duke luftuar me sëmundjen./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended