Ministria e Shëndetësisë: 93 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid
  • 3 years ago
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 93 raste pozitive për covid-19 në vend në 24 orët e fundit si dhe 6 qytetarë kanë humbur jetën.


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ndërkohë sot është shënuar një numër rekord të shëruarish. Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e cuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detajet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Sot është shënuar një numër rekord të shëruarish. Janë 227 qytetarë që e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e cuar në 5441 të shëruar që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 812 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 93 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel për zbatimin me rigorozitet të masave të distancimit fizik, ruajtjen e higjienës dhe vendosjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruhet distanca.
Maska është e detyrueshme edhe në shkolla, për mësuesit, të gjithë person...
Recommended