Covid-19 në 24 orët e fundit, 9 të vdekur dhe 193 raste të reja
  • 4 years ago
Vala dytë e pandemisë po ngjit majat. Vetëm sot u regjistruan 193 raste të reja me CoVid-19. Numri i të prekurve ka arritur në 4482, prej tyre 2469 raste aktive. Shkupi mban rekordin me 140 raste në 24 orët e fund dhe 1425 raste aktive. Në Tetovë u shtuan 19, Ohër 11, Shtip 6, Strugë 5, Gostivar 4, nga 2 në Kumanovë, Resnjë dhe Veles.

Ministria e Shëndetësisë
Shkup 140 ? total 2137
Tetovë 19 ? total 459
Ohër 11 ? total 84
Shtip 6, Strugë 5, Gostivar 4
Nga 2 në Kumanovë, Resnjë dhe Veles
Nga 1 në Dibër dhe Sveti Nikollë

Përderisa të shëruar rezultuan 46 pacientë, 24 orët e fundit kanë qenë të kobshme për 9 pacientë. 5 pacientë nga Shkupi ndërruan jetë, totali 67 të vdekur. 2 të ndjerit nga Kumanova në këtë qytet çuan numrin në 31. Nga 1 të vdekur ka në Tetovë e Ohër, ku në total ka 33, përkatësisht 25 viktima.

Rritja e të infektuarve me simptome të rënda ka mbushur Klinikën Infektive, andaj në përdorim që dje janë vënë edhe objektet modulare të barakave për pacientë të prekur me CoVid-19.

Praktikisht, që dje ka nisur të përdoret spitali modular me 72 shtretër, në këtë moment aty janë shtrirë 3 pacientë. Është siguruar reporti i plotë me mjekë dhe ekspertë të mjekësisë infektive, kolegë internistë dhe infermiere. Është e pajisur edhe me mjetet e nevojshme për terapi të pacientëve - tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Numër rekord edhe me testet afër 1400 të bëra dje, ndërsa në total afër 46,500 teste, prej të cilëve 9,6% e tyre kanë rezultuar pozitiv.

Adnan Qaili
Recommended