Infektohen me koronavirus 147 persona të tjerë/ Shkon në 321 numri i viktimave - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 qytetarë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa regjistrohen 147 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 830 testime të kryera. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 59-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Elbasani.Ministria e Shëndetësisë raportoi se në dy spitalet COVID po trajtohen 199 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë.?Që prej fillimit të pandemisë, vendi ynë ka shënuar në total 10553 raste pozitive dhe 321 humbje jete.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 2121Durrës 458Shkodër 321Lezhë 227Elbasan 173Korçë 150Vlorë 138Kukës 130Fier 130Berat 77Dibër 34Gjirokastër 34

Recommended