Martanesh: Humbin jetën dy minatorë, 5 të tjerë shpëtojnë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 Minatorë kane humbur jetën ne minierën e kromit te Fushe Lopes ne Martanesh, pas shembjes se nje masivi shkëmbor. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 9 te mëngjesit te se martës. Sipas policisë duke punuar ne thellësinë 200 metër kane qene 7 minatorë, 5 prej te cilëve ka arritur ti shpëtojnë masivit. Viktimat jane 53-vjeçari Xhemal Sela, baba i 5 fëmijëve dhe 30-vjeçari Denald Barci nga rrethi i Matit. Drejt vendit te ngjarjes u nisen grupet e posaçme te repartit te inspektim shpëtim minierave por, vetëm pas tre oresh përpjekjejesh është arritur te nxirren nga thellësia trupat e viktimave. Pas ngjarjes presidenti i republikës, Bujar Nishani ka shprehur ne nje njoftim zyrtar ne faqen e presidencës, ngushëllimet per dy minatoret qe humben jeten. Kreu i shtetit u ka kërkuar autoriteteve qendrore te punojnë pa u ndalur per rritjen e sigurise fizike te minatorëve dhe shtimin e kujdesit social ndaj familjeve te tyre, qe shpesh humbin familjaret ne thellësitë e nentokes. Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë se Energjetikes, qe sqaron se kompania qe vepronte ne miniere eshte pajisur me leje 14 vjet me pare. Ne njoftim thuhet se ministria është e vendosur te monitoroje rreptësishtë përmbushjen e kritereve te sigurise ne pune, nga firmat e licencuara ne fushën minerare. nga kontrollet e deritanishme janë pezulluar dhe revokuar mbi 160 leje minerare, ne rastet kur kompanite nuk kane përmbushur detyrimet ligjore.

Recommended