4 qytetarë humbin jetën këtë të enjte, zbulohen 132 të infektuar me COVID - Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 132 raste pozitive, nga 817 testime të kryera. Nuk e kanë fituar betejën me COVID një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana.Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.?Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.?Po ashtu, orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar në 6788 numrin e pacientëve që arritën ta fitonin betejën, që prej fillimit të epidemisë. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 2380Durrës 533Shkodër 373Lezhë 278Elbasan 264Korçë 225Fier 213Vlorë 182Kukës 144Berat 99Gjirokastër 63Dibër 59
Recommended