Zbulohen 168 të infektuar të tjerë sot me COVID - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 qytetarë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë zbuluar 168 raste të reja. Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin një 53-vjeçare dhe një 87-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçar nga Durrësi dhe një 73-vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë informoi gjithashtu se në spitalin Infektiv dhe atë ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. ?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.? Në orët e fundit kanë arritur që të shërohen edhe 75 qytetarë, duke e çuar numrin në total të të shëruarve në 6569. Që prej fillimit të pandemisë, regjistrohen gjithsej 334 humbje jete dhe 11.353 të infektuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 2253Durrës 503Shkodër 350Lezhë 260Elbasan 229Korçë 202Fier 185Vlorë 159Kukës 140Berat 79Dibër 46Gjirokastër 44

Recommended