67 raste të reja sot, 1 viktime, shërohen 22 pacientë të tjerë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marjeta Dervishi, përfqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi 67 raste të reja me koronavirus këtë të mërkurë në Shqipëri.Në daljen e saj për mediat, ajo renditi qytetet ku janë zbuluar rastet e reja.?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive. Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë. Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.?Sipas ministrisë, në spitalin Infektiv po marrin trajtim mjekësor 82 pacientë, 14 prej të cilëve janë në terapi intensive.?Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë?, shtoi Marjeta Dervishi.Ajo bëri thirrje për respektim të rregullave, kontrollin e temperaturës në hyrje të biznesve dhe përdorimin e maskave.
Recommended