Kruja vatra më e madhe aktive e infeksionit! 6 raste të reja sot, 67% e të prekurve janë shëruar

  • 4 years ago
TIRANË- Kruja është vatra më aktive e të prekurve me koronavirus në Shqipëri me 91 raste, për t'u ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra. Vendi ynë vijon të mbetet në shifra të qëndrueshme të të prekurve gjatë 24 orëve, ku mësohet se 6 janë rastet e reja sot të lokalizuara në Krujë e Kurbin në vatrat e fasonerive dhe vetëm 1 në kryeqytet. Ky rezultat ka dalë pas 197 testeve të kryera tek personat e dyshuar.

Një rritje të lehtë prej 2 personash, krahasuar se një ditë më parë, ka pësuar numri i të shtruarve në spital, nga 31 që ishin dje në 33 sot, ndonëse për ekspertët e Komitetit Teknik mbetet e qëndrueshme, duke mos sjellë mbingarkesë të spitaleve, siç ka ndodhur në shumë shtete të tjera. Një shifër optimiste është ajo e të shëruarve, ku nga fillimi i epidemisë deri më sot, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, pothuajse 67% e tyre rezultojnë të shëruar.

Recommended