Vdes një i moshuar nga Kruja, 50 raste të reja me COVID dhe 28 të shëruar në 24 orët e fundit
  • 4 years ago
Vdes një i moshuar nga Kruja, 50 raste të reja me COVID, 28 të shëruar në 24 orët e fundit

???????DURRËS-Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 raste të reja me COVID në qytetin bregdetar të Durrësit.

Sipas burimeve 2 janë raste në vatra të mëparshme në Sukth dhe 2 janë raste të reja në Durrës. Gjithashtu kanë mbërritur përgjigjet e analizave të punonjësve të bashkisë, të grupit të dytë që iu morën tamponët dhe të  gjithë kanë rezultuar negativë.

Sipas drejtoreshës në spitalin e Durrësit vazhdon normalisht puna në të gjithë pavionët, pasi tamponët e personelit dolën negativë. Në lidhje me personat e infektuar ditën e djeshme një është në Durrës dhe personi tjetër në Tiranë.
Recommended