Report TV - COVID-19/ Tre persona humbin jetën e 99 raste të reja në 24 orët e fundit, 46 të shëruar
  • 4 years ago
Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Shqipëri për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë ditën e fundit kanë rezultuar 99 raste të reja me koronavirus, ndërsa që janë shëruar 46 qytetarë.Në rrethin e Krujës ditën e sotme kanë rezultuar pozitiv me koronavirus katër persona, ndërsa në total janë kryer 18 teste. Të gjithë rastet pozitive janë kontakte të rasteve të mëparshme që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.Katër raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus ditën e sotme në Devoll, duke shtuar në këtë mënyrë numrin e të prekurve.

Bëhet fjalë për katër persona në fshatin Baban, të gjithë familjarë të rastit të parë. Mes tyre burime bëjnë me dije se është edhe mjekia e qendrës shëndetësore në fshatin Miras. Si rrjedhojë janë karantinuar kontaktet e këtyre personave si dhe i gjithë stafi i qendrës shëndetësore në Miras.

Ndërkohë mësohet se qendra nuk është mbyllur sepse ka shkuar një tjetër mjek që do të jetë në shërbim të banorëve.
Recommended