Tirana dhe Kruja dy vatrat aktive më të mëdha, 12 raste të reja në 24 orë! COVID/2 nuk do të mbyllet
  • 4 years ago
TIRANË- Fieri, Kruja, Kamza, Shkodra dhe Tirana janë qytet të cilat kanë regjistruar raste pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. 12 raste të reja në total janë konfirmuar pozitiv pas analizave të bëra, për të cilat lajmi i mirë është se nuk janë vatra të reja, por raste kontakti të gjetura nga hetimi epidemiologjik. Më konkretisht në Fier janë 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë. Kryeqyteti vijon të jetë vatra më aktive, ndjekur nga Kruja ku infeksioni u shpërnda nga punonjëset e fasonerisë, më pas Shkodra, e Kurbin.
Recommended