Tirana e Kruja, dy vatrat e Covid-19 | Lajme – News

  • 4 years ago
Tirana dhe Kruja vijojnë të kenë raste të reja të të prekurve nga koronavirusi. Përgjatë 24 orëve të fundit Instituti i Shëndetit Publik ka zbuluar 9 të infektuar, nga analizat që ka kryer tek 245 dyshuar.

?Përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar?.

Ekspertët e vlerësojnë të qëndrueshme situatën epidemiologjike aktuale.

?Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID-19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit?.

Aktualisht janë 263 pacientët aktivë me COVID-19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë dhe vetëm disa janë në spital.

?Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive?.

Që prej përfshirjes së vendit tonë nga pandemia e koronavirusit, 31 persona e kanë humbur betejën.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended