120 te shtruar ne dy spitalet Covid | Lajme-News
  • 4 years ago
Dy spitalet Covid në kryeqytet vijojnë të jenë në gjendje alerti dhe të punojnë në mënyre intensive. Krahas fataliteteve, çdo ditë shënohen raste të reja të shtrimeve, një pjesë e të cilëve i përkasin moshave të reja.

Aktualisht në dy spitalet Covid, atë infektiv dhe Shefqet Ndroqi po marrin ndihmë mjekësore 120 pacientë, prej të cilëve 21 janë të shtruar në reanimacion dhe po marrin terapi intensive, ndërsa 9 janë në gjendje kritike për jetën dhe në frymëmarrje te drejtuar.

Pacientët e shtruar janë të të gjitha moshave. Disa prej tyre vuajnë edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por ka edhe nga ata që Covidin e kanë sëmundjen e vetme e cila i ka çuar deri në terapi intensive.

Mjekët apelojnë të respektohen masat anti-Covid, që janë mbajtja e maskave, larja e shpeshtë e duarve dhe ruajtja e distancës. Këto janë tre rregullat e vetme që mbajnë larg virusin, i cili mund të rezultojë fatal edhe për moshat e reja dhe pa asnjë sëmundje tjetër.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended