Ora News - Spitalet “kapicë” me pacientë, 193 të shtruar në dy spitalet Covid, 153 raste të reja
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
316 persona kanë humbur jetën nga Covid 19, që kur pandemia u shfaq në vendi tonë.

Në 24 orët e fundit raportohet se kanë humbur jetë 4 pacientë, ndërsa janë regjistruar 153 raste të reja në 847 testime të kryera.

? Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar? njoftoi Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

E rëndë vijon të mbetet situata në dy spitalet Covid, ku janë të shtruar 193 pacientë, 13 në terapi intensive, prej tyre 4 në intubim.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 130 persona nga virusi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikthimi i nxënësve në shkolla dhe i punonjësve në punë me kapacitet të plotë e rrit rrezikun e përhapjes së infeksionit.

?Prandaj i drejtohemi qytetarëve dhe bizneseve të kenë më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19?, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/spitalet-kapice-me-paciente-193-te-shtruar-ne-dy-spitalet-covid-153-raste-te-reja/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended