82 raste të reja këtë të martë, 1 viktime - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e martë shënoi shifrën më të lartë të pacientëve pozitiv të zbuluar nga testimet e 24 orëve të fundit.Konkretisht janë gjetur 82 raste të reja nga 364 teste që janë kryer. Shumica e rasteve ( 28) janë zbuluar në Tiranë ndërsa shifra të konsiderueshme me të infektuar janë evidentuar edhe në Shkodër (18), Krujë (10), Durrës (8) dhe Vlorë (7).Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë teksa 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Për momentin në Shqipëri janë 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit PublikRastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064.Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.Ministria e Shëndetesisë konfirmoi këtë të martë se një tjetër pacienti prekur nga koronavirusi ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve që dha ky virus në shëndetin e tij.Pacienti 68 vjeçar nga Puka, vuante nga sëmundje kronike në mushkëri.Ai ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh ne spitalin Infektiv.Marjeta Dervishi, specialiste e Institutit të Shëndetit Publik, tha se pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.Të dhënat nga Ministria deri më tani, saktësojnë se shumica e viktimave janë ng qarku Tirana ( 21), në Durrës kemi 7 viktima, në Fier 4, në Shkodër 3, Vlorë 1 dhe Kukës 1.
Recommended