1 viktime dhe 81 raste te reja me Covid |Lajme-News

  • 4 years ago
Koronavirusi ka shënuar viktimën e 113 këtë të hënë. Një tjetër pacient nuk e ka fituar dot betejën me këtë sëmundje, ndërsa dhjetëra të tjerë po luftojnë për jetën në dy spitalet Covid.

?Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid 2 ?Shefqet Ndroqi?, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje. Në dy spitalet Covid, në Spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar?.

Tashme koronavirusi ka kaluar në transmetim komunitar dhe nga 267 të dyshuar 81 raste kanë rezultuar të infektuar me Covid.

?50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin?.

Epidemiologët e vlerësojnë serioze situatën e përhapjes së virusit.

?Gjatë javës që lamë pas, kishim një trend në rritje të rasteve të konfirmuara pozitive me Covid-19, me një mesatare javore rreth 90 raste. Një trend në rritje janë edhe rastet që janë shtruar në spital apo që kanë kërkuar trajtim në terapi intensive. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi do të vijojë transmetimin e tij nëse qytetarët nuk ndërgjegjësohen?.

Numri i të shëruar në 24 orë është 41, ndërsa janë ende Covid pozitiv 1706 persona.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended