Ora Nesw - “Shpërthen” kurba e COVID-19 në Shqipëri, 48 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Rritja e kurbës së pandemisë në Shqipëri duket se nuk ka të ndalur.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer 270 testime dhe janë konfirmuar 48 raste të reja me COVID-19. Në total në të gjithë vendin janë 1464 pacientë të infektuar.

Viktima ? Fatkeqësisht këtë të shtunë është shënuar dhe 1 viktimë tjetër duke e çuar në 36 numrin e personave që kanë humbur betejën me COVID-19.

Raste aktive - Ndër to, 389 persona janë aktivë me COVID kryesisht në qytetet e Tiranës, Shkodrës, Durrësit Kamzës.

Të shëruar - ?Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar. Numri total i të shëruarve është 1039. Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar? ? njofton Ministria e Shëndetësisë.

Që pas letësimit të masave izoluese në vend është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shperthen-kurba-e-covid-19-ne-shqiperi-48-raste-te-reja-ne-24-ore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended