Ora News - Koronavirusi në Shqipëri, rriten shifrat, 133 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Në ndryshim nga fundjava, numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri është rritur sërish.

Në 24 orët e fundit u kryen 820 testime prej të cilave 133 persona rezultuan pozitivë.

Fatkeqësisht, 4 persona të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Të infektuar ? Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është ? 68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.

Të shëruar ? 75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar ? Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Viktima ? Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t?u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/koronavirusi-ne-shqiperi-rriten-shifrat-133-raste-te-reja-dhe-4-viktima-ne-24-ore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended