156 raste të reja me koronavirusi dhe 6 viktima në vend

  • 4 years ago
Numri i të infektuarve në vend i afrohet 5 mijëshes. Duke përfshirë edhe 156 rastet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, rezulton se 4820 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. 100 nga rastet e reja, janë në komunat e kryeqytetit, 19 në Tetovë dhe 11 në Kumanovë.

QYTETE/RASTE

Shkup- 100,
Tetovë-19,
Kumanovë 11,
Shtip-6
Veles-6
Koçan-3,

Strugë-2
Manastir-1

Dibër-1
Prilep-1
Ohër-1
Kavadar-1
Gostivar-1
Gjevgjeli-1
Kratovë-1
Sveti Nikollë-1
Gjatë natës së kaluar janë regjistruar edhe 6 viktima, 4 në Shkup dhe 2 në Tetovë, që e çojnë numrin e vdekjeve nga virusi korona në 222. Mosha e gjashtë viktimave është nga 70 deri 76 vjeç. Ndërsa 27 pacientë janë shëruar.

Në 24 orët e fundit në Spitalin?8 shtatori? janë pranuar edhe 16 raste, duke e çuar numrin e të shtrirëve në 126. Numri i pacientëve të shtrirë në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse është 99.
Për momentin në vendin tonë ka 2733 raste aktive me koronavirus. Ndërkohë që numrat e të infektuarve çdo ditë janë të larta, qytetarët ende vazhdojnë të mos respektojnë masat mbrojtëse. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga Prilepi sot paralajmëroi se më së voni nesër, do të shpallen publikisht emrat e personave që nuk duan të marrin vendimet për vetizolim, dhe shtoi se bëhet fjalë për 450 vendime të tilla. Institucionet kanë hasur në vështirësi në shpërndarjen e vendimeve për vetizolim, pasi që në shumë raste qytetarët nuk kanë dhënë adresa të sakta. Ministria e Punëve të Brendshme  informojnë se  gjatë 24 orëve të fundit 705 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës. Në mbarë vendin 702 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 210 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Përgatiti: Evi Shkopi

Recommended