Ora News - Kërcet kurba e Covid, 25 raste të reja në 24 orë, shënohet edhe 1 viktimë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë testuar 173 qytetarë të dyshuar dhe kanë rezultuar pozitivë 25 persona.

Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës. Ndërkohë, ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv, duke e çuar në 33 numrin e viktimave.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Vatër e re - Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Raste aktive - Aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Të shëruar - Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Në spital - Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Testimet - Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/kercet-kurba-e-covid-25-raste-te-reja-ne-24-or

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/fnsiKk6doKQ

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended