Ora News - Koronavirusi në Shqipëri, 82 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kurba e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet e lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 331 testime prej të cilëve 82 rezultuan pozitivë.

Fatkeqësisht ditën e sotme një tjetër paciente ka humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 112.

Situata vijon të paraqitet serioze në spitale teksa numri i të shtruarve rritet. Në spitalet e vendosura në dispozicion po trajtohen 123 pacientë, 17 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Viktima ? Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen nje 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e medha të stafit mjekësor. Numri total i viktimave është 112. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Të infektuar ? Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Numri total i të infektuarve është 4,090.

Shpërndarja gjeografike ? 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Të shtruar në spitale ? Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

Apeli i ministrisë ? I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/koronavirusi-ne-shqiperi-82-raste-te-reja-dhe-1-viktime-ne-24-ore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended