1 viktime dhe 50 raste te reja me Covid

  • 4 years ago
50 raste të reja me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit, ndërsa një tjetër pacient humbi jetën, duke e çuar në 42 numrin e viktimave.
"Një pacient 69-vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid-19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë".
Është zgjeruar edhe harta e të prekurve, duke përfshirë edhe Sarandën, Kurbinin e Mirditën. Të infektuarit janë të moshave e profesioneve të ndryshme. Mes tyre janë dy vëllezërit Robert dhe Edmond Budina, të cilët kanë drejtuar protestat në Tiranë e disa rrethe të vendit kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
"Kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë".
Në rritje ka ardhur edhe numri i personave që janë shtruar në shërbimin infektiv
"Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar".
Në 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, ndërsa vijojnë të jenë ende aktiv 682 persona kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended