Konfirmohen 74 raste të reja me COVID këtë të diel - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë humbur jetën dy pacientë, ndërsa janë konfirmuar 74 raste të reja me koronavirus, nga 392 testime të kryera.Mësohet se 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.Ministria e Shëndetësisë raportoi se këtë të diel janë shëruar 20 persona, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 89 pacientë, 11 prej të cilëve ndodhen në terapi intensiv, ndërsa 1 në intubim.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 449Durrës 205Shkodër 169Vlorë 119Lezhë 60Fier 48Korçë 36Kukës 20Elbasan 16Berat 16Gjirokastër 13Dibër 9

Recommended