Report TV -Sot 6 viktima dhe 101 raste të reja sot me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 60 vjeç

  • 4 years ago
TIRANË- 6 viktima dhe 101 raste të reja me COVID-19 ! Është ky bilanci ditor i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Situata vijon të mbetet e rëndë, ku ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka pasur një rritje të raste pozitive krahasuar me një javë më parë, më konkretisht me 5.9%. Duke u ndalur në gjuhën e shifrave,Dr. Flutura Beqo, përfaqësuesja e Ministrisë bën me dije se për një javë vendi ynë ka 24.66 raste pozitive për 100 mijë banorë, një shifër e lartë që nëse do e përkthehej ndryshe tregon se shanset për hapjen e kufijve janë zero. Kjo sepse BE ka vendosur si kusht që kjo shifër, ajo që quhet incidenca duhet të jetë 16 për 100 mijë banorë.

"Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës", njofton Ministria, ndërkohë që grupmoshat më të prekura janë 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

Recommended