103 raste të reja me koronavirus dhe 5 viktima, Shkupi me numrin më të madh të të infektuarve
  • 4 years ago
103 rastet të reja me CoVid-19 kanë çuar numrin e përgjithshëm në 4157 pacientë të prekur. Shqetësues është edhe numri i rasteve aktive, i cili është për 518 më shumë se sa të shëruarit.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë. Numri i përgjithshëm i viktimave mbërriti në 193. Një 80 vjeçar nga Kumanova, 65 vjeçar nga Tetova dhe tre pacientë nga Shkupi humbën betejën me CoVid-19.

Ministria e Shëndetësisë
46 Shkup
17 Tetovë
9 Strugë
Nga 6 në Kumanovë, Shtip dhe Resnjë
Nga 3 në Ohër dhe Veles
2 në Prilep
Nga 1 në Manastir, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Sveti Nikollë

Praktikisht, në të gjitha vendet e rajonit janë rritur numër i shtuar i të prekurve. Në Shqipëri 57 nga 362 teste, 50 gjithashtu në Kosovë ku të dy ministrat njoftuan për qasje të re të testimeve. Raste të reja edhe në Slloveni dhe Mal të Zi, të cilat para pak kohe vlerësuan fundin e epidemisë. Në Serbi gjatë 24 orëve 60 raste të reja - tha Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë rëndit qytetet më kritike ndaj virusit korona, ku prin Shkupi me 1904 raste, prej të cilave 1210 janë aktive. Pason Kumanova me 645, prej tyre 221 aktive, Tetova me 429 prej tyre 239 raste aktive, Shtipi me 244 prej tyre 196 aktive dhe Prilepi me 230, prej tyre 20 raste aktive.

Në 24 orët e fundit u bënë 841 teste dhe në total 43,881, duke e rritur edhe mesataren e të infektuarve në 9,5%. Nga 123 testimet e skriningut nëpër çerdhet e Ohrit dhe Shtipit janë diagnostikuar 4 raste të reja, nga dy në secilin prej këtyre qyteteve.

Adnan Qaili
Recommended