12 raste te reja, shkon ne 868 numri i te infektuarve me Covid-19

  • 4 years ago
12 raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus në vendin tonë. Tetë prej këtyre rasteve janë në Tiranë, dy në Kamëz, një në Krujë dhe një në Fier.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri është 868. Me ritme të mira vazhdon numri i të shëruarve. 23 qytetarë e kanë kaluar sëmundjen këto 24 orë.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi?, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk ka asnjë humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 75% e të sëmurëve janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 187 raste aktive, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur gjithsej 31 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje që pavarësisht lehtësimit të masave nga data 11 Maj qytetarët duhet të respektojnë rregullat dhe të ruajnë distancimin fizik./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended