Më pak të infektuar dhe të shtruar në spitale këtë të mërkurë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo e mërkurë solli një rënie të numrit të të infektuarve dhe të pacientëve të shtruar në spitale. Në 24 orët e fundit, janë testuar 887 persona dhe janë konfirmuar pozitivë 121 persona. Një ditë më parë, numri i rasteve ditore ishte 131.Numri i të vdekurve është i njëjtë me atë të martës, tre. Ministria e Shëndetësisë tha se kanë humbur jetën një 70-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça.Gjithashtu, sot u shënua edhe një rënie e numrit të personave të shtruar në spitalet COVID. Ndryshe nga e marta, kur trajtoheshin 201 pacientë, sot u raportuan për 189 qytetarë të shtruar. Nga këta, 18 janë në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.Gjithsej, Shqipëria ka numëruar 12.787 të infektuar, 370 të vdekur dhe 7.139 të shëruar.
Recommended