4 qytetarë humbin jetën sot nga COVID, shtohen të infektuarit dhe pacientët - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë në spitalin ?Shefqet Ndroqi? 4 qytetarë nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar 117 të tjerë, nga 507 testime.Viktimat ishin një 84-vjeçare nga Shkodra, një 75-vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera, si dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.Ministria e Shëndetësisë raportoi se në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.?Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.?Po ashtu, orët e fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e pacientëve të shëruar në 2789, që nga fillimi i epidemisë.Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 1111Durrës 245Shkodër 202Vlorë 102Lezhë 81Fier 76Korçë 71Elbasan 48Kukës 52Berat 29Gjirokastër 22Dibër 21

Recommended