Bum të infektuarish këtë të enjte, ja qytetet me rastet e reja të Covid 19 - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste pozitive me koronavirus në vendin tonë. Në total, numri i të infektuarve ka arritur në 898.Ministria e Shëndetësisë deklaroi se të prekurit janë janë kontakte të rasteve të mëparshme.Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit PublikNë 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.Rastet e 24 orëve të fundit janë të shpërndara si vijon: 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.173 persona janë aktivë me koronavirus. Rastet me të larta regjistrohen kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz. Nga ana tjetër 19 pacientë ndodhen të shtruar në spital, 3 prej të cilëve në terapi intensive.COVID-19 - Statistika (14 Maj 2020)Testime totale 11769Testime molekulare 11239Testime serologjike 530Raste pozitive 898Raste të shëruara 694Raste Aktive 173Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:Tiranë 81Krujë 47Shkodër 16Kamëz 12Fier 5Berat 5Elbasan 2Durrës 2Kurbin 1Mirditë 1Korçë 1

Recommended